Itali/ Vuloset koalicioni, Mattarella pret sot Conten

Evropë

Itali/ Vuloset koalicioni, Mattarella pret sot Conten

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:20
Giuseppe Conte dhe Sergio Mattarella

Lëvizja “5 Yjet” në Itali, ka konfirmuar tashmë planin për një koalicion me partinë demokratike dhe ka zgjedhur kryeministrin italian, Giuseppe Conte, për të kryesuar sërish kabinetin.

Por, para se kjo të ndodhë, presidenti italian Sergio Mattarella, duhet ta miratojë atë. Matarella do të presë Conten gjatë ditës në mënyrë që ti japë atij zyrtarisht mandatin e kryeministrit.

Pas takimit me Mattarelën, Conte do të hartojë një projekt-program për qeverinë e re të koalicionit dhe të zgjedhë ministrat.

Nëse ai ia del mbanë, presidenti ka gjasa të ratifikojë koalicionin.

Kjo është e ndryshme nga roli që konte ka luajtur në qeverinë e fundit, për të cilën Lega e veriut dhe 5 yjet hartuan programin pa u konsultuar më parë me kryeministrin.

Duke folur për gazetarët, Di Maio tha edhe se ish partneri i koalicionit, lega e veriut, i kish ofruar atij postin e kryeministrit me qëllim që të mblidhte sërish koalicionin e vjetër, por ai kish refuzuar. Ne nuk po largohemi nga përgjegjësitë sic bëjnë të tjerët- tha Di Maio duke iu referuar Legës së veriut.

Ne gjithnjë kemi qenë një lëvizje post-ideologjike. Për ne, nuk ka zgjidhje të majta apo të djathta, por thjeshtë zgjidhje. Në anën tjetër, Salvini akuzoi partinë demokratike se gjithnjë humbet zgjedhjet por sërish ngjitet në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e italianëve.

Ai e quajti qeverinë e re që po ngrihet, një “Monti II duke iu referuar qeverisë së kursimit të krijuar si zëvendësuese e asaj të Berluskonit, nën diktatin e BE.

Sidoqoftë, ai tha se italianët do të ngrihen dhe do të ndëshkojnë partinë demokratike dhe 5 yjet. Situata aktuale u shkaktua pikërisht nga Salvini që tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeverisës me shpresën se zgjedhjet e reja do ti sillnin atij postin e kryeministrit.

Por, lëvizja e tij duket se hyri në rrugën e dështimit kur konte refuzoi të dorëhiqej menjëherë duke i dhënë kohë lëvizjes 5 yjet dhe partisë demokratike të binin dakord për një bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat