Kriza politike në Itali: Conte merr mandatin, Salvini thërret protestë

Evropë

Kriza politike në Itali: Conte merr mandatin, Salvini thërret protestë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:49
Giuseppe Conte

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte, pranoi një mandat të ri për formimin e qeverisë, një javë pas rrëzimit të qeverisë së tij, të mbizotëruar nga nacionalistët.

Ai tha se Italia duhet të luante një rol kryesor në Evropë, qëndrim ky që paraqet një ndryshim të dukshëm nga politikat e partisë së krahut të djathtë Liga.

Drejtuesi i Liga-s, Matteo Salvini, shkaktoi rrëzimin e koalicionit të mëparshëm.

Partneri i tij i koalicionit, lëvizja populiste 5 Yje, tani ka arritur një marrëveshje me qendrën e majtë.

Conte, një profesor i pavarur, e kishte akuzuar zotin Salvini në parlament, javën e kaluar, duke e akuzuar atë për krijimin e një krize politike për “interesa personale dhe partiake”.

Pasi presidenti, Sergio Mattarella, i dha atij mandatin për të formuar një koalicion të ri, Conte tha se Italia duhej të kompensojë kohën e humbur pasi ishte në një “fazë shumë delikate”.

“Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për të modernizuar vendin, për ta bërë kombin tonë edhe më konkurrues në skenën ndërkombëtare, më mbështetës dhe më gjithëpërfshirës”, tha Conte, transmeton rel.

Ndërkohë, Matteo Salvini, u bëri thirrje mbështetësve të partisë së tij, për një protestë në Romë, më 19 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat