Partia anti-migrante shënon rritje në dy shtete të Gjermanisë

Evropë

Partia anti-migrante shënon rritje në dy shtete të Gjermanisë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:57
Foto

Alternativa për Gjermaninë (AFD) – parti e ekstremit të djathtë – shënoi rritje në dy shtete lindore, por të pamjaftueshme për të rrëzuar koalicionet qeverisëse atje.

Demokristianët e kancelares gjermane, Angela Merkel, humbën vota në Saksoni, por, megjithatë, dolën të parët me 32%, përpara AFD-së me 27.5%.

Në Brandenburg, Partia Social-Demokrate e qendrës së majtë fitoi 26.2%, ndërsa AFD-ja 23.5%.

Rritjen më të madhe, AFD e shënoi në Saksoni, ku fitoi 17.8% vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014.

Social-Demokratët, që në nivel kombëtar qeverisin me Demokristianët, ranë në mënyrë dramatike, për 7.7%, në Saksoni.

Mbështetja për AFD-në është rritur prejse kjo parti ka nisur fushatën kundër vendimit të Merkelit për të pranuar afro një milion migrantë në Gjermani, në vitin 2015.

Koalicioni kombëtar midis Demokristianëve dhe Social-Demokratëve pritet të zgjasë deri në zgjedhjet federale më 2021.

Merkel planifikon të japë dorëheqje atë vit, ndërsa nga pozita e udhëheqëses së Demokristianëve është larguar qysh në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat