Johnson do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse pëson humbje në Parlament

Evropë

Johnson do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse pëson humbje në Parlament

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:57
Boris Johnson

Kryeministri konservator britanik, Boris Johnson do të kërkojë zgjedhje legjislative të parakohshme më 14 tetor, nëse qeveria e tij pëson një humbje në Parlament në lidhje me Brexit, njoftoi sot në mbrëmje një përgjegjës politik.

Nëse, ashtu sikurse pritet, disa deputetë konservatorë rebelë bashkohen me anëtarët e opozitës për të mundur qeverinë e Boris Johnson gjatë votimit të së martës në Uestminster, ky i fundit do të paraqesë menjëherë në Parlament një mocion ku kërkon zgjedhje të parakohshme për të cilin deputetët do të votojnë që të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat