Spanja edhe pas katër muajsh pa qeveri shkaku i separatistëve katalanas: Kryeministri bën propozimin e papritur

Evropë

Spanja edhe pas katër muajsh pa qeveri shkaku i separatistëve katalanas: Kryeministri bën propozimin e papritur

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 17:19
Pedro Sanchez

Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shpallur qindra politika progresive që kanë për qëllim ta bëjnë partinë Podemos që ta mbështes në përpjekjen e tij për ta formuar qeverinë duke shmangur kështu zgjedhjet e katërta të parakohshme në po aq vite.

Partia socialiste e Sanchezit [PSOE] e fitoi shumicën e ulëseve në zgjedhjet e përgjithshme të prillit, por nuk ia doli ta fitonte shumicën në kongres dhe ka refuzuar që të formojë qeverinë me grupimin e së majtës ekstreme.

Në vend të tij, Sanchezi ka propozuar “një program progresiv të përbashkët”. Këto përfshijnë propozime për të ulur rritjen e tepruar të qirave, për uljen e emisioneve të karbonit në fshatra dhe qytete, dhe për shpërndarjen e edukimit falas në nivelin parashkollor, nga The Guardian.

Duke folur gjatë një dreke në Madrid, ushtruesi i detyrës së kryeministrit bëri thirrje për një formim të qeverisë rreth një “marrëveshjeje progresive të përbashkët” dhe për një hapje ndaj shoqërisë.

“Ne nuk kemi ardhur ku jemi sot shkaku i partive progresive por shkaku i partive pro-pavarësi dhe atyre konservatore,” tha Sanchez.

Iglesias i partisë Podemos i mirëpriti këto politika, por deklaroi se ai bashkë me kolegët duhej t’i studionin detajisht para se të merrnin ndonjë vendim.

Edhe nëse ia del që ta bind partinë Podemos, Sanchez duhet të sigurojë të paktën abstenimin e partisë republikane pro-pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat