I ati mesazh emocionues për dy vajzat, i vrau e ëma sepse donte të ndiqte “karrierën e qetë” si prostitutë

Evropë

I ati mesazh emocionues për dy vajzat, i vrau e ëma sepse donte të ndiqte “karrierën e qetë” si prostitutë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:56
Lexi Draperi dhe Scarlett Vaughan

Babai i dy vajzave të vogla, të cilat i vrau e ëma e tyre, ka reaguar përmes një statusi gjatë funeralit, ndërsa ngjarja ka shokuar Britaninë e Madhe dhe më gjerë.

Louise Porton vrau vajzat e saj, me qëllim që të ishte e lirë e të fitonte para nga puna e seksit.

Gati një vit nga vdekja e tyre tragjike, për shkak të hetimeve, vajzat janë dërguar për në banesën e fundit, ndërsa i ati i tyre, Chris Draper shkroi rreshtat në postimin emocional në Facebook, pas funeralit.

"Dy vajza të vogla të vrara nga nëna e tyre prostitutë, kështu që ajo do të kishte më shumë kohë për punë seksi janë, përcillen mes dhimbjesh".

Sipas "Daily Mail", Louise Porton, 23 vjeç, vrau Lexi Draperin, tre vjeçe, si dhe 16 muajshen Scarlett Vaughan, sepse ato nuk i jepnin kohë për të ndjekur stilin e saj të një jete më të mirë.

Më shumë se një vit pas vdekjes së tyre, dy vajzat u përcollën në banesën e fundit  pas një funerali në Walsall, duke u shoqëruar me kuaj të bardhë.

Dhe pas lamtumirës, babai i shkatërruar nga ngjarja, Chris Draper, shkroi disa reshta emocionuese për ta.

Lexi u vra në janar të këtij viti dhe Scarlett dy javë më vonë. Porton u burgos në Birmingham muajin e kaluar. Në një deklaratë në gjykatë, Chris Draper, 25, fajësoi edhe punonjësit socialë për mosrespektimin e paralajmërimeve të tij, për Porton.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat