Tragjedi gjatë provave për filmin për të rritur, 20 vjeçari mbytet në pishinë

Evropë

Tragjedi gjatë provave për filmin për të rritur, 20 vjeçari mbytet në pishinë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Një djalë vetëm 20 vjeç, i cili po merrte pjesë në një provë për një film për të rritur, gjeti vdekjen i mbytur në pishinën e një vile.

Për të sqaruar shkaqet e vdekjes, priten rezultatet e autopsisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në Spanjë, në një vilë në Mairena del Aljarafe të Seviljes.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet me dije, punonte si kamerier në një lokal në qendër të Seviljas. Në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune, ndaj dyshimet kryesore janë përqendruar në vdekje për shkak të arrestit kardiak.

I riu pasi kishte marrë pjesë në një provë, kishte kërkuar që të lahej në pishinë.

Por pak minuta më vonë të zotët e shtëpisë, e gjetën të mbytur. Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, i riu u deklarua i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat