Tronditen turistët. Thasët me hashash transportohen në plazhin e populluar

Evropë

Tronditen turistët. Thasët me hashash transportohen në plazhin e populluar

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:15
Foto

Turistët mbetën pa fjalë kur një grup trafikantësh droge, pa iu dridhur qerpiku, ndaluan në mes të plazhit të populluar për të shkarkuar thasët me kanabis nga një motoskaf e për t’i futur te një kamion që i priste në rërë.

Dëshimitarët që u afruan i dëgjuan trafikantët t’u thonë se do të vrasin këdo që do të guxonte të njoftonte policinë.

Këmbimi kriminal zgjati për 3 minuta, në plazhin pranë kompleksit turistik Estepona, në Spanjë.

Pasi mbushën makinën, trafikantët u larguan nga plazhi të pashqetësuar. Incidenti tronditës u filmua nga  plazhistët.

Policia spanjolle ka thënë se ka nisur hetimet, por deri tani nuk kanë kapur asnjë të dyshuar.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat