Shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve - Bota Sot
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Evropë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:25
Zjarri

Në shtetet australiane të Uellsit të Ri Jugor (NSW) dhe Kuinslend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi për shkak të zjarreve në këto rajone u dogjën 21 shtëpi.

Shërbimet e zjarrfikësve në të dy shtetet konfirmuan se dje zjarret prekën të paktën 100 zona, prej të cilave në 51 janë ende në flakë.

Për shkak të këtyre zjarreve janë djegur të paktën 21 objekte, ndërsa janë evakuuar një mijë persona.

Në dy shtete australiane është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa banorët në rajonet ku gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk priten reshje shiu janë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të reja.

Në terren janë angazhuar aktualisht qindra zjarrfikës të cilët tentojnë të vënë nën kontroll zjarret.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...