E tmerrshme: 12-vjeçarit iu ngul një metal në shpinë teksa po hidhej në trampolinë

Evropë

E tmerrshme: 12-vjeçarit iu ngul një metal në shpinë teksa po hidhej në trampolinë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:36
Jamie Quinlan

Një 12-vjeçar thotë se është me fat që është gjallë pasi një sustë metalike nga një trampolinë iu ngul në shpinë.

Jamie Quinlan, nga Lincolnshire, po hidhej nga një trampolinë kur susta metalike iu ngul në kurriz.

Ai tha se kishte një ndjesi shumë të çuditshme në shpinë, ndjekur nga shumë dhimbje.

Image

Ndërsa babait të tij, Ian gati sa nuk i pushoi zemra dhe u ul në gjunjë kur pa incidentin.

Jamie u shpreh se: “Jam me fat që susta u shkëput pasi gjërat mund të kishin shkuar akoma më keq.”

Image

Djali u dërgua në spital me sustën ende të ngulur në shpinë, që iu hoq pas një operacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat