Mbi 145 mijë udhëtarë do ta pësojnë nga greva dy ditore e pilotëve të agjencisë britanike

Evropë

Mbi 145 mijë udhëtarë do ta pësojnë nga greva dy ditore e pilotëve të agjencisë britanike

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Greva e parë që do ta zhvillojë pilotët e British Airways, që do të nisë nga nesër, do të shkaktojë tollovi në aeroporte dhe të nxjerrë problem për qindra mijëra udhëtarë.

Shkaku i pakënaqësive me pagesa, pilotët e agjencisë britanike, do të largohen nga angazhimet e ty, për të realizuar një grevë të njëjtë, nëse problemet e tyre mbesin të pazgjidhura.

Të gjithë atyre që kanë rezervuar udhëtimet, u është thënë që t’i ndryshojnë datat, si dhe iu ofrua kompensim, por njëjtë e kanë të vështirë të veprojnë edhe me rezervimet në hotelet për ku do niseshin për pushim.

Kjo grevë prej 48 orësh, do të shkaktojë anulimin e 850 fluturimeve, derisa do ta pësojnë më se 145 udhëtarë, që kanë planifikuar për udhëtime të ndryshme.

Megjithëse pilotët kanë ofruar një marrëveshje, për shtyrjen apo anulimin e grevës, koha është duke përfunduar, sepse gjithçka pritet të fillojë në mesnatë, që ata t’i kenë kushtet më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat