Presidenti Macron dhe Putin diskutojnë për Ukrainën dhe Iranin - Bota Sot
Presidenti Macron dhe Putin diskutojnë për Ukrainën dhe Iranin

Evropë

Presidenti Macron dhe Putin diskutojnë për Ukrainën dhe Iranin

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:10
Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin folën përmes telefonit të dielën përpara një takimi të Këshillit të përbashkët Franko-Rus për çështje të sigurisë të planifikuar për të hënën në Moskë, tha presidenca franceze në një deklaratë.

Ata diskutuan gjithashtu për një shkëmbim të të burgosurve të kohëve të fundit midis Ukrainës dhe Rusisë, duke rënë dakord  për një samit të të ashtuquajtur grup “Normandia” – Francë, Gjermani, Rusi dhe Ukrainë – për të diskutuar çështjet midis Kievit dhe Moskës, thuhet në deklaratë.

Ata diskutuan gjithashtu për mosmarrëveshjet globale me Iranin dhe shprehën dëshirën që të gjitha palët të përpiqen t’i zvogëlojnë ato.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...