Skandali i riedukimit/ Hetime për trajtimin e minorenëve nga Gjermania në Rumani

Evropë

Skandali i riedukimit/ Hetime për trajtimin e minorenëve nga Gjermania në Rumani

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:50
Foto

Autoritetet rumune kane nisur hetimet mbi një projekti gjerman të riedukimit të minorenëve me probleme, për shkak të akuzave të trajtimit si skllevër të tyre.

5 persona, përfshirë drejtuesin e projektit janë vënë në pranga nën dyshimet për për tregti me njerëz, heqje të lirisë dhe keqtrajtim të rëndë. Prokuroria vendase i akuzon këta persona, se kanë krijuar ne Rumani një organizatë kriminale, nën pretekstin zyrtar të “projektit të riedukimit” dhe kanë keqtrajtuar si skllevër pune një duzinë të rinjsh nga Gjermania.

Disa minoren kanë dhënë dëshmi për metodat brutale të përdorura ndaj tyre. Ato përfshinin dënimin me heqjen e ushqimit dhe lirisë deri në mbyllje në dhoma dhe rrahje.

12-18 vjeçarëve u janë marrë pasaportat, dhe detyroheshin te kryenin punë të rënda në fermat e fshatrave ndërsa shpesh flinin me kafshët në stalla.

Drejtuesit e qendrës dhe disa minoren të tjerë nuk i kanë pranuar akuzat. I mbiquajturi “projekti Maramuresh” fokusohet tek të rinjtë me probleme edukimi nga Gjermania.

Projekte të tilla ka jo vetëm në Rumani, por edhe në Poloni, Greqi, Rusi dhe në Kaukaz. Ka të dhëna se të miturve u janë bërë edhe ndërhyrje mjekësore kundër vullnetit të tyre.

Vajzave u janë bërë gjilpëra për të mos mbetur shtatzëna, ndërsa janë regjistruar disa përpjekje për vetëvrasje, si pasojë e traumave fizike dhe psikike.

Mendohet se të akuzuarit kanë pasur bashkëpunëtorë në instancat lokale, si policia, bashkia, shërbimet sociale, të cilët i njoftonin paraprakisht për kontrollet e planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat