Sulmohet me armë autobusi me turistë në Athinë

Evropë

Sulmohet me armë autobusi me turistë në Athinë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:52
Foto

Një autobus turistik u sulmua me armë mbas një sherri banal në qendër të Athinës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, mbas një sherri që shoferi i autobusit pati me një person, i cili pretendonte të drejtën e kalimit.

Sipas policisë, sherri degjeneroi me kërcënime, ndërsa vetëm pa metra larg një prej hoteleve me luksoze të Athinës, autori sulmoi me karabinë mbi autobusin, duke shkaktuar dëme në autobus.

Për fat askush prej 40 turistëve koreane që ndodheshin në bordin e autobusit turistik nuk pësuan dëmtime, ndërsa plumbat dëmtuam rëndë xhamat e portës dhe llamarinën e autobusit.

Menjëherë në zonë mbërriti policia, por edhe pse për gjetjen e autorit u vunë në ndjekje forca të shumta policore, ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Burime policore thanë se kanë targën e automjetit të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Në Greqi çdo vit mbërrijne 35 milionë turistë dhe nuk raportohen pothuaj fare akte dhune ose kërcënime ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat