Britana nuk shkon në zgjedhje të parakohshme - Bota Sot
Britana nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Evropë

Britana nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë një tjetër goditje nga parlamenti britanik.

Propozimi i tij për zgjedhje të reja të cilat u votuan pas mesnatës nuk u mbështet nga shumica e deputetëve.

Boris Johnson mori 293 vota pro si dhe 46 kundër dukë bërë që mundur qe Johnson të mos kishte shumicën me vete. Atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Brexit ka futur në një krizë politike Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson tha përsëri para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Ndërkohë, udhëheqësit e BE-së kanë theksuar se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...