Erdogan: Nuk mund të mbështesim një valë të re migrantësh nga Siria

Evropë

Erdogan: Nuk mund të mbështesim një valë të re migrantësh nga Siria

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:02

Turqia nuk mund të përballet me një valë e re migracioni nga Siria, deklaroi presidenti turk, Recep Tajip Erdogan.

Presidenti turk kishte paralajmëruar BE-në se Turqia do të hapë kufijtë për refugjatët sirianë për kalimin në BE, nëse riintegrimi i një milion refugjatëve në Sirinë Veriore nuk do të ketë mbështetje.

Erdogan foli pas një takimi me sekretarin amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross.

“Ne presim që SHBA të mbështesë luftën tonë kundër terrorizmit dhe përpjekjet tona për krijimin e një zone sigurie për azilkërkuesit në veri të Sirisë’’, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat