Greqia jep nënshtetësi për investitorët e huaj?

Evropë

Greqia jep nënshtetësi për investitorët e huaj?

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:51
Foto

Në përpjekje për të tërhequr investime të huaja në Greqi, qeveria greke planifikon të ndjekë vendet e tjera evropiane duke futur stimuj të rinj investitorësh, duke përfshirë ofrimin e nënshtetësisë për ata që blejnë pasuri të paluajtshme me vlerë të paktën dy milionë euro, raporton gazeta ‘Kathimerini’.

Plani përcakton që investitorët e mundshëm që kualifikohen për nënshtetësinë greke duhet të marrin një vendbanim të përhershëm dhe të kenë një shtëpi me vlerë të paktën 500,000 euro dhe minimumi 50,000 euro në kostot e mirëmbajtjes vjetore.

Ky plan vjen në kohën kur shumë investitorë jashtë Bashkimit Evropian po kërkonin destinacione të reja për të blerë pasuri të paluajtshme për shkak të Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat