Rusia përgatitet për manovra gjigante ushtarake

Evropë

Rusia përgatitet për manovra gjigante ushtarake

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:18
Foto

Javën e ardhshme Rusia do të zhvillojë manovrat gjigante ushtarake “Qendra 2019” me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare.

Zëvendës ministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin mbajti një konferencë në Moskë në të cilën gazetarëve dhe përfaqësuesve të huaj ushtarakë u zbuloi detaje për manovrat ushtarake të cilat do të mbahen në jug të Rusisë.

“Në stërvitje do të marrin pjesë 128 mijë ushtarë, mbi 20 mijë automjete ushtarake, rreth 600 avionë, helikopterë dhe dronë, më shumë se 200 tanke dhe 15 anije luftarake”, tha Fomin.

Manovrat ushtarake “Qendra 2019” do të zhvillohet nga data 16 deri më 21 shtator në rajonet ruse Orenburg, Astrahan, Chelyabinsk, Altay dhe Kemerov.

Tema kryesore e stërvitjes ushtarake është përforcimi i gatishmërisë ushtarake për luftë kundër terrorizmit dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse në Azinë Qendrore.

Fomin tha se në manovrat ushtarake do të marrin pjesë edhe forca të armatosura të 8 shteteve.

“Manovrat ushtarake janë konceptuar në dy faza. E para do të jetë një analizë dhe vlerësim i situatës, përgatitja e mbrojtjes dhe mbrojtja nga sulmet ajrore dhe ndarja e posteve komanduese. Në fazën e dytë, një sulm i simuluar ndaj armikut është planifikuar me pjesëmarrjen e ushtarëve nga vende të ndryshme”, tha Fomin.

Vitin e kaluar ushtria ruse zhvilloi me sukses manovrat ushtarake gjigante të quajtura “Vostok-2018” në të cilën morën pjesë 297 mijë ushtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat