Lavrov: Vlerësojmë politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë  

Evropë

Lavrov: Vlerësojmë politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë  

Nga: F. B. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:28
Sergej Lavrov

Disa shtet ballkanike po bien nën ndikimin e NATO-së përkundër vullnetit të shumicës së qytetarëve ka deklaruar ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e bëri sot, duke shtuar se Moska vlerëson lartë politikën e tillë të neutralitetit ushtarak të Serbisë.

Në intervistën për gazetën "Trud" ai ka theksuar se ky qëndrim i Serbisë përbënë " vijën përgjegjës dhe sovrane në mbajtjen e neutralitetit ushtarak ".

"Sa i përket përpjekjes së integrimit të gjitha vendeve  ballkanike në NATO, qëndrimi negative i Moskës ndaj kësaj përpjekje është tashmë i qartë. Për këtë përshëndesim linjën përgjegjëse dhe sovrane të Serbisë në mbajtjen e neutralitetit ushtarak. Për fat të keq nuk ka shumë fqinj që janë të gjendje të bëjnë ballë presionit të jashtëm përkundër vullnetit kundër të qytetarëve të tyre që të bashkohen me Aleancën Veri-atlantike ", ka thënë Lavrov, transmeton TASS.

Lavrov ka nënvizuar se Beogradi mbetet partner udhëheqës i Rusisë në regjionin e Ballkanit, ndonëse Moska në të njëjtën kohë është e hapur për zhvillimin  e raporteve edhe  me vendet tjera në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat