Kremlini s'e përjashton edhe një shkëmbim të të burgosurish me Ukrainën - Bota Sot
Kremlini s'e përjashton edhe një shkëmbim të të burgosurish me Ukrainën

Evropë

Kremlini s'e përjashton edhe një shkëmbim të të burgosurish me Ukrainën

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:50
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk e përjashton mundësinë e një shkëmbimi të ri të të burgosurve me Ukrainën, pas atij të fundit, kur u liruan 70 vetë të mbajtur në të dyja vendet.

"Askush nuk e përjashton mundësinë e një procesi të tillë", tha Peskov për gazetarët në Moskë.

Deklarata e tij vjen disa orë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha në një konferencë në Kiev se qeveria e tij po punon në përgatitjen e një liste të re të shtetasve të Ukrainës, që mbahen në Rusi, për një shkëmbim të mundshëm.

"Po flasim tani për fazën e ardhshme, pasi të burgosurit tanë politikë janë liruar nga Rusia", tha Zelenskiy në hapjen e takimit vjetor të Strategjisë Evropiane të Jaltës.

Më 7 shtator, Kievi dhe Moksa kanë shkëmbyer gjithsej 70 të burgosur.

Ka qenë ky shkëmbimi i parë i madh midis dy palëve nga viti 2017.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit janë të tensionuara qysh në vitin 2014, kur Rusia ka marrë kontrollin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ka nisur mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Konflikti midis forcave qeveritare dhe separtatistëve në atë pjesë ka lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...