Vidhet guaca e artë në pallatin Blenheim në Angli - Bota Sot
Vidhet guaca e artë në pallatin Blenheim në Angli

Evropë

Vidhet guaca e artë në pallatin Blenheim në Angli

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Një guacë tualeti e ndërtuar nga ari 18-karatësh është vjedhur nga hajnat në mëngjesin e së premtes në pallatin Blenheim në Angli.

Policia në Thames Valley njoftoi se një bandë hyri në pallatin që gjendet në Oxfordshire rreth orës 4 e 50 minuta të mëngjesit.

Guaca e arit ishte funksionale dhe quhej “Amerika”. Vizitorët kishin mundësi ta përdorin atë kur ishte vendosur si vepër arti në një ekspozitë. Policia nuk e ka gjetur ende objektin e çmuar, por e ka arrestuar një burrë 66 vjeç.

Zyrtarët thanë se kjo grabitje ka shkaktuar edhe dëme të tjera dhe vërshim të objektit, sepse guaca ishte e instaluar në rrjetin e ujësjellësit.

Ajo ishte vendosur në pallat si pjesë e ekspozitës së artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Pallati Blenheim është objekt i trashëgimisë botërore dhe vendlindje e Sir Ëinston Churchill-it. Objekti është mbyllur për vizitorët për shkak të zhvillimit të hetimeve.

Kjo guacë i ishte ofruar edhe presidentit amerikan, Donald Trump, në vitin 2017.

Policia njoftoi se asnjë person nuk është lënduar gjatë grabitjes, ndërsa personi i arrestuar është duke u mbajtur në ndalim policor, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...