Izetbegoviq zgjidhet përsëri kryetar i SDA-së - Bota Sot
Izetbegoviq zgjidhet përsëri kryetar i SDA-së

Evropë

Izetbegoviq zgjidhet përsëri kryetar i SDA-së

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:30
Bakir Izetbegoviq

Bakir Izetbegoviq është rizgjedhur kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Kongresin e Shtatë, i mbajtur sot në Sallën Olimpike “Juan Antonio Samaranch” në Sarajevë.

Zgjedhja unanime e Izetbegoviqit si kryetar i ri u parapri me një votim të delegatëve nëse zgjedhjet do të ishin me votim të fshehtë ose me votim publik. Me 1.225 vota pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër, u vendos që kryetari i ri të zgjidhet me aklamacion, pra me votim publik, përcjell AA.

Një propozim i tillë nga kryesia punuese e Kongresit, e kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i partisë Halid Genjac, u bë për shkak të faktit se të gjitha organizatat komunale – 115 prej tyre, organizata e Qarkut Brçko, të gjashtë organizatat rajonale dhe nëntë kantonale, kanë emëruar vetëm një kandidat, kryetarin e deritanishëm Izetbegoviç.

Komisioni i Verifikimit i Kongresit të SDA-së, pak para zgjedhjes së kryetarit të partisë, njoftoi të pranishmit se ishin regjistruar 1.227 delegatë nga 1.346.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...