Ekspertët: Brexit-i pa marrëveshje do të ishte katastrofë për udhëtarët - Bota Sot
Ekspertët: Brexit-i pa marrëveshje do të ishte katastrofë për udhëtarët

Evropë

Ekspertët: Brexit-i pa marrëveshje do të ishte katastrofë për udhëtarët

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:29
Britani

Mungesë ushqimi, vështirësi për furnizim me ilaçe, trazira civile dhe bllokim rrugësh, vonesa në kufi. Këto mund të jenë pasojat e Brexit-it pa marrëveshje. Kështu të paktën thuhet në një dokument qeveritar të Britanisë së Madhe.

Ky është një skenar me të cilin mund të përballen udhëtarët që shkojnë në Britani nga mbarë bota në kohën kur Mbretëria e Bashkuar e zbaton planin e tanishëm për largimin nga Bashkimi Evropian me çdo kusht, edhe pa marrëveshje.

Këto paralajmërime kanë nisur t’i shqetësojnë udhëtarët. “Pse do të shkoja dhe të bllokohesha. Kjo nuk është diçka nëpër të cilën dua të kaloj”, tha Stephen Pickett, drejtor i shitjeve nga Toronto.

Ai e ka ndryshuar planin e tij për të udhëtuar në Britani të Madhe në nëntor dhe tash ka vendosur që një gjë të tillë ta bëjë në tetor për t’iu shmangur pengesave të mundshme.

Sipas një ankete, një e treta e udhëtarëve britanikë janë të shqetësuar se fluturimet e tyre drejt Evropës mund të preken nga procesi i Brexit-it.

Një ekspert i industrisë së udhëtimeve ka thënë se në rast të daljes së Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, udhëtarët mund të jenë të detyruar të presin për ditë të tëra në kufi.

Sipas dokumentit të hartuar nga qeveria, vendi mund të përballet me pengesa në kalimet përmes kanalit nënujor, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj, shkruan “CNN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...