Vajza 2-vjeçare mbyt aksidentalisht nënën, ia zuri kokën me xhamin e veturës

Evropë

Vajza 2-vjeçare mbyt aksidentalisht nënën, ia zuri kokën me xhamin e veturës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:52
Yulia Sharko po përpiqej ta nxirrte vajzën e saj nga vetura përmes dritares gjysmë të hapur të ulëses së pasagjerit.

Një nënë e re ka vdekur në ditëlindjen e saj të 21-të në Bjellorusi pasi vajza e saj dyvjeçare e shtypi pullën për mbyllje të xhamit të veturës dhe ia zuri kokën.

Yulia Sharko po përpiqej ta nxirrte vajzën e saj nga vetura përmes dritares gjysmë të hapur të ulëses së pasagjerit.

Në atë moment, fëmija e ka shtypur pullën për mbylljen e xhamit, i cili ia mori jetën gruas. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet për sundimin e ligjit.

Burri i saj, Artur, e gjeti gruan e vet, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, pa vetëdije pak kohë pas aksidentit.

Ai e theu xhamin e veturës, por gruaja ishte në gjendje të rëndë. Burri kishte thirrur shërbimet e emergjencës dhe gruaja ishte dërguar në spital.

Ajo vdiq në spital tetë ditë pas aksidentit tragjik për shkak të mungesës së oksigjenit që ia kishte dëmtuar trurin.

Komisioni hetues është duke i hetuar rrethanat e aksidentit. Çifti i kanë dy fëmijë, të quajtur Margarita dhe Ariana, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat