Tre të vdekur në garën me barka të shpejta në Venecia

Evropë

Tre të vdekur në garën me barka të shpejta në Venecia

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Së paku tre persona, përfshirë dy britanikë, kanë vdekur në një aksident me barkë në qytetin italian të Venecias.

Mediet lokale raportuan se një barkë e shpejtë e ka goditur një pendë artificiale të martën në mbrëmje gjatë një gare, e cila kishte nisur në ujërat e Monte Carlo-s në Francë.

Aksidenti ndodhi afër pikës së fundit të garës në Lido di Venezia. Barka e ka goditur pendën dhe ka rënë prapë në ujë e rrotulluar.

Një person tjetër është duke u trajtuar në spital për shkak se ka pësuar lëndime, ndërsa nuk janë dhënë hollësi për personat e tjerë.

Në mesin e viktimave është edhe Fabio Buzzi, 76 vjeç, garues kamion në këto gara, i cili ishte duke bërë përpjekje ta shënonte një rekord të ri.

Organizatorët e garës thanë se barka ishte duke lëvizur me shpejtësi prej rreth 150 kilometrash në orë kur e ka goditur pendën.

Buzzi e kishte fituar dhjetë herë këtë garë në kampionatin botëror prej fillimit të karrierës para dyzet vjetësh.

Në vitin 1978, ai e kishte shënuar rekordin botëror për shpejtësinë më të madhe të një barke me naftë. Ky rekord ishte 191.58 kilometra në orë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat