Alarmohet policia ukrainase, person i paidentifikuar qëndron mbi urë me pushkë automatike – kërcënon se do ta hedh në erë urën

Evropë

Alarmohet policia ukrainase, person i paidentifikuar qëndron mbi urë me pushkë automatike – kërcënon se do ta hedh në erë urën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:58

Një burrë për të cilin mediat ukrainase pretendojnë se është Oleksi Belko nga Krimea, ka kërcënuar se do ta hedhë në erë urën në Kiev, ku edhe gjendet stacioni i metrosë.

Komandanti i policisë së Kievit, Andrey Krishchenko, ka bërë të ditur se ia ka hapur zjarr. Kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të njësive speciale që po e cilësojnë rastin si përgatitje për sulm terrorist.

“Një burrë i panjohur po gjuan me armë dhe po kërcënon me shpërthim të urës. Jemi duke kryer një aksion policor, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë anëtarë të njësive speciale. E për shkaqe sigurie është ndaluar trafiku i veturave dhe trenave”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e deminimit, e trafiku rrugor dhe ai hekurudhor nga “Dnjepar” deri në metronë e Kievit “Lesna” është mbyllur.

Dëshmitarë të shumtë okularë kanë bërë të ditur se ky burrë ishte ngjitur mbi urë, kishte nxjerrë një pajisje që ngjante me ato që shpërthejnë bombat me telefon nga distanca, dhe kishte shtënë me pushkë automatike në ajër. Ky burrë gjithashtu ka kërcënuar se do të hedhë në erë institucionet shtetërore.

Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat