Macron i ashpër me emigrantët!

Evropë

Macron i ashpër me emigrantët!

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 14:11
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ashpërsuar qëndrimin ndaj emigrantëve.

Shefi i Elizesë po i thotë partisë së tij të qendrës se duhet të ndryshojë qëndrimin e saj “borgjez” ndaj imigracionit dhe të bëjë dallimin mes azilkërkuesve që largohen si pasojë e luftimeve dhe emigrantëve ekonomikë. Përndryshe, u shpreh ai, do t’i shtyjemë votuesit ne krahët e populistëve të ekstremit të djathtë.

Paralajmërimi i tij vjen pas treguesve në rritje se periferia e Evropës jug-lindore së shpejti mund të përballet me një valë të re të azilkërkuesve, duke ngjallur frikën se kontinenti mund të jetë në prag të një krize të re emigracioni, që mund të trazojë edhe më tej politikën evropiane dhe mund të rrisë mbështetjen për populistët e ekstremit të djathtë. Në javët e kaluara, ka pasur një rritje të papritur të numrit të refugjatëve që po bëjnë udhëtime të rrezikshme detare nga Turqia në Greqi, duke mbipopulluar kampet tashmë të mbushura të refugjatëve në ishujt grekë të Lesbos dhe Samos. Zyrtarët francezë shqetësohen se Franca mund të ketë një rritje të mëtejshme të azilkërkuesve për shkak të forcimit të politikave të pranimit dhe rivendosjes nga Gjermania fqinje. Më shumë se një e katërta e një milion emigrantëve morën leje qëndrimi në Francë vitin e kaluar, një rritje me gati 4 për qind krahasuar me vitin 2017. 123,625 refugjatë të tjerë bënë kërkesa për azil, një rritje prej 22.7 për qind në krahasim me vitin 2017.

Një sondazh i gazetës “Le Monde” zbuloi se 64 përqind e të anketuarve thonë se nuk ndjehen më në shtëpi në vendin e tyre. Macron thuhet se është irrituar veçanërisht me një rritje të kërkesave për azil nga shqiptarët dhe gjeorgjianët, emigrantë ekonomikë në kërkim të një jete më të mirë. Qeveria franceze po përgatit disa masa për të parandaluar azilkërkuesit, përfshirë një masë për shkurtimin me 25 për qind të ndihmës sociale për emigrantët që janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat