Rrëzohet avioni, piloti ngec në rrjeta elektrike

Evropë

Rrëzohet avioni, piloti ngec në rrjeta elektrike

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Një avion luftarak belg u rrëzua në veriperëndim të Francës këtë të enjte duke lënë një pilot të ngecur në një linjë elektrike me tension të lartë. Piloti u shpëtua dy orë pas aksidentit nga shërbimet e emergjencës franceze. Kabllot, ku kishte ngecur parashuta, ishin rreth 250.000 volt sipas mediave lokale.

Incidenti u shënua pranë Pluvigner në Brittany, ku i lënduar mbeti edhe një pilot tjetër. Fatmirësisht, të dy pjesëtarët e avionit morën plagë të lehta. Ata po kryenin një fluturim praktikë nga një provincë belge deri në një bazë në Lorient të Francës.

Ndërkohë gjatë rrëzimit u dëmtua çatia e një shtëpie. Avioni nuk kishte armë luftarake gjatë fluturimit. Sipas pilotit kishte pasur një problem me motorin dhe ai ishte përpjekur ta rindizte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat