Brexit-i përçan Partinë Laburiste - Bota Sot
Brexit-i përçan Partinë Laburiste

Evropë

Brexit-i përçan Partinë Laburiste

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 09:28
Jeremy Corbyn,

Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, e cila është partia më e madhe në opozitë, Jeremy Corbyn, po përpiqet ta mbajë nën kontroll revoltën e disa ministrave në hije, deputetëve dhe aktivistëve të partisë. Ata janë të zemëruar për shkak të qëndrimit neutral të kryetarit për Brexit-in dhe kanë kërkuar që ai ta mbështesë qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Evropian.

Tensionet në partinë më të madhe opozitare u rritën të shtunën pas akuzave se udhëheqësit e partisë po përpiqen ta bllokojnë debatin demokratik dhe ta shmangin vendimin për marrjen e një qëndrimi të qartë të partisë lidhur me çështjen e Brexit-it.

Në atë që duhej të ishte konferencë e shfaqjes së unitetit të partisë për politikat e reja për arsimin dhe shëndetësinë para zgjedhjeve të mundshme, tubimi në fakt u përcoll me atmosferë përçarëse. Disa prej ministrave në hije e kundërshtuan haptas kryetarin Corbyn dhe e përkrahën qëndrimin e Britanisë në BE.

Konferenca e Partisë Laburiste do të vazhdojë edhe të dielën. Në të do të zhvillohen diskutime për hapat e ardhshëm për Brexit-in, ndërsa të hënën pritet të mbahet një votim. Kryetari i partisë, Jeremy Corbyn, do ta mbajë fjalimin kryesor të mërkurën.

Sipas sondazhit më të ri, Partia Laburiste do t’i fitonte vetëm 22 për qind të votave, 15 për qind më pak se rivalja kryesore, Partia Konservatore e kryeministrit Johnson, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...