Sulm ndaj një xhamie në Francë, agresori ka drejtuar automjetin e tij drejt objektit fetar

Evropë

Sulm ndaj një xhamie në Francë, agresori ka drejtuar automjetin e tij drejt objektit fetar

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:58
Foto ilustruese

Një agresor ka vendosur në objektiv një xhami në qytetin Colmar të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Lidhur me ngjarjen është nisur një hetim.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se agresori ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat