Çka po ndodh kështu: Peshqit e ngordhur ‘mbulojnë’ Greqinë - Bota Sot
Çka po ndodh kështu: Peshqit e ngordhur ‘mbulojnë’ Greqinë

Evropë

Çka po ndodh kështu: Peshqit e ngordhur ‘mbulojnë’ Greqinë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.

Liqeni, që ndodhet 30 km larg Selanikut, ka përjetuar në mënyrë të përsëritur episode të ngjashme në dekadat e fundit. Thellësia e Koroneia-s ka rënë me 2.8 metra që ishte në 2014, deri në 60 ose 80 centimetra aktualisht. Sipas autoriteteve, përpjekjet inxhinierike për ta ndaluar këtë rënie niveli, kanë dështuar.

Liqeni njihet si një habitat i pasur dhe destinacion për zogjtë migrues; po kështu është edhe pjesë e rrjetit Natura, të mbrojtjes ambientale evropiane.

Pas disa paralajmërimesh për Greqinë, që ta mbrojë liqenin, Komisioni Evropian e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në 2011-n. Që nga 1995-a, mijëra peshq të ngordhur janë regjistruar në brigjet e liqenit dhe popullata e zogjve është prekur po ashtu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...