Italiani vret aksidentalisht babanë gjatë gjahut të derrave të egër - Bota Sot
Italiani vret aksidentalisht babanë gjatë gjahut të derrave të egër

Evropë

Italiani vret aksidentalisht babanë gjatë gjahut të derrave të egër

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia italiane e ka arrestuar një burrë. Ai akuzohet për vrasje pasi e qëlloi me armë zjarri dhe e vrau babanë e vet gjatë gjuetisë për derra të egër.

Dy personat ishin duke lëvizur nëpër shkurre të dendura afër qytezës Postiglione, në provincën jugore të Salernos, kur ndodhi rasti tragjik.

Burri 34 vjeç qëlloi me armë gjahu kur e pa një hije dhe kur dëgjoi se diçka po lëvizte mbi gjetet e rëna në tokë. Ai menjëherë i lajmëroi autoritetet kur e kuptoi çfarë kishte bërë dhe u përpoq t’i jepte ndihmë babait.

Megjithatë, mjekët nuk mundën të bëjnë asgjë për ta mbajtur në jetë burrin 55 vjeç, Martino Gaudioso.

Ata kishin dalë për gjah në një zonë të parkut kombëtar ku gjuetia është e ndaluar me ligj. Për këtë arsye, policia ua konfiskoi pushkët, raportojnë mediet lokale.

Në tetor të vitit të kaluar, minsitri italian i mjedisit kishte bërë thirrje që gjahu të ndalohet në tërë vendin gjatë të dielave pasi një djalë 18 vjeç ishte vrarë afër kufirit me Francën, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...