Arrestohet në aeroportin e Greqisë "skuadra e volejbollit"

Evropë

Arrestohet në aeroportin e Greqisë "skuadra e volejbollit"

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:29
"Skuadra e volejbollit"

Dhjetë emigrantë të cilët ishin hequr si skuadër volejboli janë ndaluar në aeroportin e Athinës pasi po përpiqeshin të shkonin në Zvicër në mënyrë ilegale, bën të ditur policia greke.

Grupi kishte ardhur i veshur me uniformë dhe me dy topa volejbolli.

Policia tha se emigrantët me kombësi siriane po udhëtonin me pasaportë që nuk ishin të tyre.

Besonin se grupi shpresonte të arrinte në Zyrih.

Greqia është vend kalimi për shumë emigrantë drejt shteteve të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat