Evakuohet aeroporti i Mançesterit, policia shpërthen një mjet të dyshimtë

Evropë

Evakuohet aeroporti i Mançesterit, policia shpërthen një mjet të dyshimtë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Stacioni i trenit në aeroportin e Mançesterit në Britani të Madhe është evakuuar dhe policia e ka arrestuar një person për shkak të dyshimeve se ishte duke e bartur një pako të dyshimtë.

Policia e qytetit verior britanik tha se ekipi deminues e kanë kryer një shpërthim të kontrolluar, ndërsa hapësira përreth stacionit është bllokuar për qarkullim të udhëtarëve.

Autoritetet i kanë anuluar të gjitha linjat e trenave dhe autobusëve që kalojnë nëpër këtë stacion.

Zyrtarët e stacionit kanë thënë se nuk kanë ndonjë orar se kur do të rihapet stacioni, ndërsa autoritetet njoftuan se i kanë nisur hetimet lidhur me këtë incident, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat