Babë e bijë vdesin në një ditë, arsyeja e çuditshme dhe e rrallë - Bota Sot
Babë e bijë vdesin në një ditë, arsyeja e çuditshme dhe e rrallë

Evropë

Babë e bijë vdesin në një ditë, arsyeja e çuditshme dhe e rrallë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një ngjarje e tillë do të ishte e denjë për skenarët e filmave të Hollivudit. Babë e bijë kanë humbur jetën në një ditë.

Arsyeja është me të vërtetë e çuditshme dhe e rrallë.

Ata u helmuan nga taliumi, element kimik metalik që oksidohet në kontakt me ajrin dhe që ishte transportuar nga jashtëqitja e pëllumbave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza të Milanos, ku viktimë kanë mbetur Patrizia Del Zotto 62 vjeçe, dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç.

Përbërja e taliumit është gjetur pranë shtëpisë së tyre dhe dyshimet kryesore pas verifikimeve bëjnë me dije se ata janë helmuar nga uji i pusit ose ushqimet e ruajtura në kuzhinë.

Përveç dy të vdekurve nga kjo familje në spital ndodhet edhe vajza tjetër 58-vjeçare, gjendja e të cilës është në përmirësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...