Tërmeti në Stamboll – reagimi i gazetares në studio dhe i një burri që gjendej brenda në një xhami

Evropë

Tërmeti në Stamboll – reagimi i gazetares në studio dhe i një burri që gjendej brenda në një xhami

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Një burrë brenda një xhamie ka qenë një nga personat të cilët janë zënë të befasuar kur një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin e Stambollit në Turqi.

Përveç tij, edhe një gazetare e një emisioni televiziv është gjendur në një moment të sikletshëm, në ato momente.

Megjithatë, siç edhe mund të shihet në pamje, ajo jo që largohet nga aty, por tenton edhe të qetësojë të tjerët.

Kanë qenë këto dy momente që janë publikuar gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale, përkatësisht reagimet e tyre.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka goditur Stambollin të enjten, për të cilin është raportuar se ka shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, si dhe panik të çastit në qytet.

Si pasojë e panikut, siç është raportuar, shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen.

Ndryshe, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi në jug-perëndim të Stambollit në Detin Marmara në orën 2:00 pasdite.

Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë një afër Stambollit në 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz në rajonin më të madh.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive defektesh, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat