430 euro për 2 pjata makarona, tërbohen turistët në Romë

Evropë

430 euro për 2 pjata makarona, tërbohen turistët në Romë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 15:03
Fatura

U ka “rënë rëndë” dy turisteve japoneze ngrënia e një dreke në një lokal në Qendrën Historike të Romës. Kur kamerieri ua solli faturën, turistet mbetën të shokuara kur panë në fund të saj se duhej të paguanin 429 euro dhe 80 centë vetëm për dy pjata makarona me fruta deti dhe ujë.

Fatura u shpërnda me shpejtësi të madhe në Internet dhe pas saj erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i pronarit të lokalit.

“Menuja e lokalit është shumë e qartë, gjithçka është e shkruar dhe e detajuar, mjafton të shohësh çmimet, asnjë pjatë me makarona nuk shkon më shumë se 16 euro. Për të paguar atë shifër vajzat do kenë marrë dhe peshk që tek ne është i freskët. Klienti e zgjedh dhe ne e gatuajmë”, deklaroi për mediat pronari i lokalit.

Një gjë tjetër që të bie në sy në faturën e kripur është dhe një bakshish i caktuar prej 80 eurosh për të cilin pronari i lokalit thotë që nuk është i detyrueshëm, por që varion nga 10-20% të faturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat