Alpinisti ngjitet për 20 minuta në majën e bankës qendrore në Frankfurt, arrestohet

Evropë

Alpinisti ngjitet për 20 minuta në majën e bankës qendrore në Frankfurt, arrestohet

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:45
“Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane

Alpinisti i njohur urban, francezi Alain Robert, i quajtur ndryshe “spiderman” për shkak të aventurave të tij, u arrestua nga policia gjermane pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit.

Dëshmitarët treguan se atij iu deshën vetëm rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majën më të lartë të ndërtesës së bankës qëndrore të qytetit.

“Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane.

Në fillim të këtij viti, Robert u ngjit në një nga ndërtesat më të larta në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Aktivitetet e tij të ngjitjes e kanë ndihmuar Robert për të hyrë në librin e rekordeve “Guinness” duke përfshirë edhe disa arrestime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat