Kriza e Brexit, Johnson mund të detyrohet të largohet javën që vjen

Evropë

Kriza e Brexit, Johnson mund të detyrohet të largohet javën që vjen

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:34
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mund të detyrohet të largohet nga posti javën e ardhshme.

Ligjvënësit e opozitës po tentojnë të bashkojnë forcat për ta zëvendësuar atë me një kryeministër dhe qeveri kalimtare. E gjithë kjo do të bëhet për të siguruar një tjetër shtyrje nga Bashkimi Europian për Brexit.

Zyrtarë të Partisë Kombëtare Skoceze njoftuan se ekziston një mundësi reale që kundër Johnson dhe ekzekutivit të tij të mbahet një mocion votëbesimi javën e ardhshme. Në rast se mocioni aprovohet, ai mund të zëvendësohet nga lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, që do të shërbente si kryeministër për një kohë të shkurtër.

Të gjitha këto përpjekje po bëhen për të shmangur largimin kaotik pa ujdi të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat