Një skandal pasaportash përfshin kryeministrin e Maltës

Evropë

Një skandal pasaportash përfshin kryeministrin e Maltës

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

”Scoop”-i i televizionit francez, që ngriti dyshime për lidhje të kryeministrit të vendit dhe të disa ministrave të rëndësishëm të qeverisë për shitjen e pasaportave, vazhdon të tronditë klimën politike në ishull, pavarësisht se ky veprim u lavdërua nga një studio e njohur malteze për konsulencë ligjore.

Lideri i Partisë Nacionaliste të qendrës së djathtë, në opozitë në sistemin dypartiak maltez, Adrian Delia ka rritur tonet për një pezullim të menjëhershëm të programit skandaloz të shitjes së pasaportave malteze, të filluara në 2014 nga qeveria e Joseph Muscat, pavarësisht nga pakënaqësive nga BE.

Delia ka kërkuar nga Komisioni shtetëror për Shpenzimet Publike për të filluar hetimet.

Ai i ka kërkuar gjithashtu qeverisë të marrë përgjegjësi publike për dëmin shkaktuar reputacionit të Maltës.

“Nënshtetësia dhe sovraniteti kombëtar nuk duhet të jenë kurrë në shitje. Nuk duhet ta shesim vendin tonë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat