Zjarr në një kamp refugjatësh në Greqi, vdes nëna me foshnjën e saj

Evropë

Zjarr në një kamp refugjatësh në Greqi, vdes nëna me foshnjën e saj

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së dielës në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin Lesvos.

Sipas raporteve të para, zjarri shpërtheu në një tendë ku banojnë refugjatët, i cili u shtri më parë edhe në vende të tjera.

Informacionet e para raportojnë për dy viktima, një grua bashkë me foshnjën e saj.

Emigrantët janë përleshur edhe me policinë, ndërsa më pas shpërtheu edhe zjarri, përcjell tch.

Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në kamp, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kampi i mbipopulluar, i ndërtuar për të strehuar 3.000, pret mbi 12,000 refugjatë në kushte shpesh të çuditshme.

Flukset e migrantëve që vijnë në Greqi janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, megjithëse ata nuk janë ende në nivelet historikisht të larta të 2015, kur më shumë se 800,000 hynë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat