Musk zbulon prototipin e raketës Starship

Evropë

Musk zbulon prototipin e raketës Starship

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Themeluesi i kompanisë hapësinore amerikane Space X, Elon Musk, ka zbuluar një prototip të raketës së tij Starship, e cila sipas tij, mund të transportojë njerëz në Hënë.

“Zbulimi i madh kritik që është i nevojshëm për ne për t’u civilizuar në hapësirë është të udhëtojmë në hapësirë si udhëtim ajror”, u tha Musk entuziastëve të hapësirës dhe gazetarëve të tubuar në vendin e zhvillimit të kompanisë Space X në Teksas.

Ai më tej tha “se ideja për një civilizim hapësinor, të qenit atje midis yjeve, është një nga gjërat më të mira”.

Musk pretendon se fluturimi i parë në orbitë i raketës mund të realizohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, ndërsa misionet në hapësirë brenda raketës me njerëz vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat