Po luante me pistoletën e të atit, i mituri në Turqi vret veten

Evropë

Po luante me pistoletën e të atit, i mituri në Turqi vret veten

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:42
Foto

Një i mitur ka humbur jetën pasi qëlloi veten me pistoletën e të atit polic teksa luante në shtëpi.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur Provincën Duzce, në veriperëndim të Turqisë.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen së të dielës, kur efektivi i policisë T. Ozel, la fëmijën në shtëpi dhe së bashku me bashkëshorten shkoi për vizitë tek fqinjët.

Në këtë kohë, përcjell tvklan.al, 12-vjeçari Osman Ozel po luante me pistoletën e të atit, kur u dëgjua një krismë.

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, plumbi qëlloi në kokë të miturin, i cili humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat