Greva e fermerëve shkakton kaos në autostrada

Evropë

Greva e fermerëve shkakton kaos në autostrada

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë.

“Më shumë se 2000 fermerë kanë hyrë në autostradat e vendit duke pretenduar se nuk janë fajtorë për ndryshimet klimatike”, sipas Ministrisë holandeze të Transportit.

Raportohet se protestuesit shkaktuan bllokim trafiku që arrinte mbi 1000 kilometra.

Në veçanti, protestuesit pretendojnë se janë identifikuar padrejtësisht për emetimet e azotit që ngrohin Tokën, e cila është bërë një temë shumë e debatuar në politikën holandeze.

Organizatorët e protestës thanë se presin një pjesëmarrje me më shumë se 10 000 persona në tubimin drejt Hagës./atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat