Nisin gërmimet në ish-kampin e përqendrimit

Evropë

Nisin gërmimet në ish-kampin e përqendrimit

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Zyrtarët gjermanë kanë filluar gërmimet në kërkim të tuneleve, në tokën ku shtrihej ish-kampi gjerman i përqendrimit, Buchenwald, konfirmuan sot autoritetet.

Për vite me radhë ka pasur spekulime se objektet e vjedhura nga nazistët mund të jenë fshehur në tunelet e ish-kampit, i cili ndodhej në afërsi të qytetit Weimar në Gjermaninë Lindore.

“Nuk kemi pritshmëri specifike”, deklaroi një zëdhënëse e shtetit gjerman.

Buchenwald, ishte kampi më i madh i përqendrimit në Gjermani. Gjatë një periudhe tetëvjeçare, ka pasur më shumë se 250.000 të burgosur. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat