Moti më i keq në 60 vite pritet të godasë Britaninë

Evropë

Moti më i keq në 60 vite pritet të godasë Britaninë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:10
Ilustrim

Britania mund të goditet nga dimri më i ftohtë, që nga viti 1963. Pritet që temperaturat të fillojnë të bien gjatë javës së ardhëshme.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se klima e egër do të jetë më e keqja që shumë mund të mbajnë mend britanikët.

Pritet që bora të nisë këtë muaj, duke i përgatitur britanikët për një nëntor dhe dhjetor shumë sfidues.

Së pari, mbetjet e Uraganit Lorenzo do të godasin bregdetin perëndimor këtë fundjavë dhe më pas do të pasojnë ditët e shiut. 

"Përgjatë fundjavës dhe javës së ardhshme duket se do të ketë shi të madh dhe erëra të forta herë pas here”, tha parashikuesi i motit, të Met Office, Greg Dewhurst për Mirror Online .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat