Pas Shqipërisë e Turqisë, tërmetet godasin Italinë - Bota Sot
Pas Shqipërisë e Turqisë, tërmetet godasin Italinë

Evropë

Pas Shqipërisë e Turqisë, tërmetet godasin Italinë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Një tërmet ka goditur Italinë, duke rikthyer frikën dhe panikun në Mesdhe. Mediet fqinje raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.

Epiqendra e tërmetit ka qenë një kilometër nga Caraffa, në Catanzaro, me një thellësi 21 kilometra, ndërsa ka krijuar panik të madh te qytetarët.

Nga lëkundja e fortë, e ndjekur në pak minuta nga një tjetër goditje më e lehtë, nuk janë regjistruar njerëz të lënduar.

Por, sipas medieve italiane, tërmeti ka shkaktuar panik të madh te njerëzit, të cilët kanë vrapuar për të dalë nëpër rrugë, ndërsa janë evakuuar edhe shkollat, të cilat raportohet se do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...