Erdogan: Turqia, e gatshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Evropë

Erdogan: Turqia, e gatshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:25
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç` është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.

Ai e cilëson një ujdi të tillë thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, madje kjo sipas tij, është arsyeja përse  Turqia e mbështet rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat