Negociatat me Shqipërinë, presidenti i Polonisë: BE duhet të kalojë testin këtë muaj - Bota Sot
Negociatat me Shqipërinë, presidenti i Polonisë: BE duhet të kalojë testin këtë muaj

Evropë

Negociatat me Shqipërinë, presidenti i Polonisë: BE duhet të kalojë testin këtë muaj

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:28
Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda e konsideron test për Bashkimin Evropian hapjen e negociatave këtë muaj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit në Lany të Çekisë, me homologët e Vishegradit (Sllovaki, Hungari, Çeki), Duda theksoi se përcaktimi i qartë i kritereve të anëtarësimit për dy vendet ballkanike “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidentët e Serbisë dhe Sllovenisë.

“Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka theksuar presidenti polak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...