Itali, prindërit e ish-kryeministrit dënohen me burg - Bota Sot
Itali, prindërit e ish-kryeministrit dënohen me burg

Evropë

Itali, prindërit e ish-kryeministrit dënohen me burg

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 21:12
Prindërit e ish-kryeministrit, Mateo Renci

Gjykata italiane i shpalli fajtorë dy prindërit e ish kryeministri Mateo Renci, për lëshimin e faturave të falsifikuara. Babai dhe nëna e Rencit janë dënuar me një vit e nëntë muaj burg pasi të ketë përfunduar gjyqi, gjë që do t’u mundësojë që ta shlyejnë dënimin me periudhë prove.

Vendimi është goditje e rëndë për ish-kryeministrin, i cili sapo është larguar nga Partia Demokratike dhe ka krijuar lidhjen e ti të re të qendrës, Italia Viva, dhe ka mbështetur me forcë pafajësinë e prindërve.

Tiziano Renci dhe Laura Bovoli, të dy në të 70-tat, u shpallën fajtorë për dhënien e 160 mijë eurove nëpërmjet faturave të rreme ndaj dy kompanive të vogla.

Avokatët e çiftit thonë që do ta çojnë në apel, ndërkohë që biznesmeni i përfshirë, Luigi Dagostino, u dënua me dy vite burg për pranimin e faturave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...